LAJME / E Martë 30 Prill 2024, 21:09

Habit reperi me famë botërore, Snoop Dogg ndjek në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare, ja për kë bëhet fjalë

Ai është një ndër reperët legjendar si dhe më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë. Bëhet fjalë për Snoop Dogg .

Reperi amerikan ka shtuar së fundmi në listën e tij të personave që ndjek në Instagram, këngëtaren shqiptare Orkidea Latifi e njohur me emrin e artit si ‘Kida’.

Nuk dihet çfarë e ka shtyrë Snoop Dogg të marrë këtë vendim, por kujtojmë se Kida nuk është artistja e vetme shqiptare që ai ndjek në Instagram.

Dua Lipa, Bebe Rexha e po ashtu edhe Loredana janë pjesë e kësaj liste.

Ky veprim tërheq vëmendjen, pasi Snopp Dogg ka 86.8 milionë ndjekës në platformën Instagram dhe popullariteti i tij është mjaft i madh dhe me ndikim në botë e rrjete sociale.