
Shahe Leka, 92 vjeç nga fshati Spathar i Librazhdit, është një nga modelet e grave të forta që jetën e ka përballuar e vetme me 4 fëmijë duke bërë edhe punë të rënda.
92-vjeçares i vjen keq që rinia ikën e toka mbetet djerrë. Sipas saj, vetëm me punë mund të ecet përpara.
“Ia dolëm duke bërë edhe punë të rënda”, është shprehur ajo.
25 vjeçe mbeti e ve dhe gjithë jetën e saj ua kushtoi 4 fëmijëve, tashmë shembull jo vetëm i tyre, por për këdo që e njeh./ Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
