LAJME / E Diel 22 Shkurt 2026, 12:12

Goditje e fortë në Tiranë, bllokohen mbi 3 mijë pajisje elektronike të dyshuara si false

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe

Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregtimit pa autorizimet përkatëse.

“Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për

verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në një njoftim të Doganave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE