
Ngjarja e fundit ku Rogerti goditi fizikisht në dorë Gimbon gjatë një debati të ashpër ka ngritur në këmbë rrjetin, me shumicën e ndjekësve që presin Zarfin e Zi dhe përjashtimin e tij të menjëhershëm.
Megjithatë, një reagim krejt i papritur ka ardhur nga ish-banori dhe aktori i njohur Jul Deda, i cili ka habitur të gjithë duke u rreshtuar në krah të Rogertit!
Në vend që të dënojë gjestin fizik, Juli e sheh të gjithë këtë situatë nga një këndvështrim tjetër: atë të një provokimi të qëllimshëm dhe frikës nga eliminimi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instastory, aktori ka hedhur akuza të forta se Gimbo dhe grupi i tij e kanë inskenuar këtë përplasje për të shpëtuar vetë.
Sipas Jul Dedës, ky “sulm” në grup ishte një skenar i mirëmenduar për ta çuar Rogertin drejt një veprimi ekstrem, me shpresën e vetme që produksioni të dërgojë një Zarf të Zi dhe si pasojë, të anulohet televotimi i kësaj jave.
“Çfarë strategjie ndërkombëtare. Shkojnë në grup dhe duan ta provokojnë tjetrin fizikisht, që medemek të vijë zarfi i zi që të prishet nominimi,” – shkruan Juli, duke theksuar se gjithçka është thjesht një lojë e ulët.
Për ta mbyllur, ai nuk i ka kursyer aspak ironitë dhe “thumbat” për lojtarët e nominuar, duke u shprehur: “Kaq frikë e paskan këtë nominim? Kaq pak besim paskan tek vetja si lojtarë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
