LAJME / E Mërkurë 15 Tetor 2025, 10:10

“Gjon Shkambi pas krimit: ‘Na fike!’ – dëshmia që shokon hetuesit!”

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i krimit, Elvis Shkambi, ka përjetuar një tronditje të rëndë psikologjike.

Sipas dosjes hetimore, sapo ka dalë në oborr së bashku me xhaxhain e tij, ai i ka dhënë këtij të fundit çelësat e makinës duke i thënë të largohej, pasi “nuk kishte punë aty”. Megjithatë, xhaxhai nuk është larguar dhe të dy kanë qëndruar në oborr deri në momentin kur ka mbërritur policia. Sapo oficerët janë afruar për të hyrë në gjykatë, Elvis Shkambi u ka thirrur vetë duke u treguar se ai ishte personi që kishte qëlluar me armë.

Xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, ka qenë pranë autorit në momentin që ky i fundit ka qëlluar gjyqtarin. Menjëherë pas të shtënave, Gjoni ka mbetur i shtangur në sallë, pa bërë asnjë lëvizje. Ai ka deklaruar se ka qenë i shokuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike, duke i thënë nipit vetëm: “Na fike!”

Sa i përket armës së krimit, Elvis Shkambi ka treguar se pistoletën e ka pasur në posedim prej rreth 10 vitesh dhe se nuk e kishte përdorur kurrë më parë — kjo ishte hera e parë që qëllonte me të. Ai pranoi se kishte qenë shpesh me këtë armë në brez, pothuajse në të gjitha seancat gjyqësore që ka ndjekur, madje e ka mbajtur edhe në institucione të tjera ku ka shkuar “për të kërkuar të drejtën e tij”. Sipas tij, arma ishte vetëm për vetëmbrojtje dhe jo për presion ndaj gjykatave.

Në momentin e krimit, ai ka deklaruar se ndjeu urrejtje të madhe ndaj gjyqtarit për shkak të vendimit që e konsideronte të padrejtë ndaj familjes së tij. Prokuroria nënvizon se, sipas dëshmisë, autori është shprehur i penduar:

“Nuk doja të përfundonte kështu, por gjithçka ishte një tronditje e çastit nga ai vendim.”

Sipas dosjes, sapo gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër familjes Shkambi, Gjon Shkambi u ngrit në këmbë dhe iu drejtua gjyqtarit me fjalët:

“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”

Gjyqtari reagoi me qetësi duke thënë:

Në këtë moment, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar drejt magjistratit.

Këto detaje janë konfirmuar edhe nga dëshmia e Ervis Kurtajt, një nga palët në proces, i cili mbeti i plagosur së bashku me babanë e tij, Ragip Kurtajn. Sipas tij, sapo nisi të shtinte autori, ai ka tentuar të tërheqë të atin drejt korridorit për të shmangur rrezikun, por Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të tyre, duke i plagosur.

Para prokurorisë, Gjon Shkambi ka deklaruar se është “viktimë” e situatës, se nuk ka vrarë njeri dhe nuk ka ditur asgjë për atë që do të ndodhte. Ai ka thënë se thjesht ka parë plagët dhe se nipi i tij, Elvisi, është djali i vëllait me të cilin kanë një pronë të përbashkët që ka sjellë konfliktin dhe gjyqin.

Përsëri, ai ka përsëritur frazën:

“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je…”,

por nuk ka dhënë detaje të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE