LAJME / E Shtunë 8 Nëntor 2025, 10:10

Gjermania merr avionin e parë Poseidon, i projektuar për të luftuar nëndetëset ruse

Gjermania ka pranuar të premten avionin e saj të parë të patrullës detare P-8A Poseidon, në një ceremoni në aeroportin kryesor të Berlinit ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Avioni, i projektuar për të zbuluar dhe luftuar nëndetëset ruse në Atlantikun e Veriut, mbërriti nga SHBA-ja përmes Islandës dhe është i pari nga tetë të tillë që Berlini pritet të marrë deri në vitin 2028, me një kosto totale prej 3.1 miliardë eurosh.

P-8A Poseidon, i bazuar në platformën e Boeing 737, ka një rreze veprimi mbi 7,000 kilometra dhe është i pajisur me pesë torpedo MK-54 dhe katër raketa anti-anije AGM-84 Harpoon.

“P-8 do të forcojë në mënyrë të qëndrueshme aftësitë tona për zbulimin detar dhe mbikëqyrjen globale, veçanërisht për luftën kundër nëndetëseve armike,” deklaroi Inspektori i Marinës Gjermane, Jan Christian Kaack, duke e cilësuar avionin si një “roje fluturuese” të mbrojtjes evropiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE