LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 20:08

Gjendet trupi i 25-vjeçarit në Batllavë

Pas një operacioni intensiv që zgjati për disa orë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 25-vjeçarit, i cili ishte raportuar i zhdukur në ujërat e Liqenit të Batllavës.

Lajmi është konfirmuar nga burime të mirëinformuara për Gazetën Insajderi, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e rastit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit kishte nisur një ditë më parë, pasi ishte raportuar se i riu dyshohej se kishte rënë në liqen gjatë qëndrimit në zonë. Në kërkime u angazhuan njësitë e specializuara të FSK-së, së bashku me institucionet e tjera përgjegjëse.

Pas lokalizimit të trupit, autoritetet kanë nisur procedurat ligjore dhe hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë pritet t’u nënshtrohet procedurave të parapara me ligj.

Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, ndërsa shumë qytetarë kishin ndjekur me shqetësim zhvillimet e operacionit të kërkimit gjatë dy ditëve të fundit.

Deri në publikimin e këtij lajmi, institucionet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.

Portali ynë do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri sapo autoritetet të publikojnë informacione zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE