
Një person është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se viktima është një mashkull 29-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar”, ka thënë Veseli.
Ai poashtu bëri të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë nisur procedurat për ekzaminimin dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rastin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
