
Një moment tejet emocionues ka ndodhur gjatë një ndeshjeje në Gjakovë, ku të pranishmit kanë refuzuar të qëndrojnë të heshtur gjatë himnit shtetëror të Kosovës dhe në vend të tij, kanë kënduar me gjithë shpirt himnin e Shqipërisë.
Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet tregojnë një palestrë të mbushur plot, ku zëri i tifozëve dhe qytetarëve kumbon fuqishëm me vargjet e “Himnit të Flamurit”.
“Degjojeni deri në fund – është e pamundur të mos emocionohesh kur sheh sa me shpirt dhe krenari e këndojnë,” – shkruajnë përdoruesit në rrjet.
Ky veprim është përjetuar nga shumë si një shprehje e identitetit kombëtar dhe ndjenjës së përbashkët shqiptare, që shpeshherë mbizotëron mbi çdo ndarje administrative apo politike.
Pavarësisht debatit që mund të hapë një veprim i tillë, një gjë është e sigurt: Gjakova foli me zemër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
