
Eurodeputetja suedeze Arba Kokalari ka uruar besimtarët Katolikë për festën e Pashkëve nga Gjirokastra qyteti i origjinës së familjes së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ndarë foto nga vizita e saj në jug të vendit, duke e shoqëruar me mesazhin: “Happy Easter from Gjirokastër – the home of Kokalari family…”. (Gëzuar Pashkën nga Gjirokastra – shtëpia e familjes Kokalari).
Vizita e saj në qytetin e njohur për vlerat historike dhe kulturore vjen në kuadër të festave,
ndërsa eurodeputetja ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj, duke rikujtuar edhe lidhjen familjare me këtë zonë.
Kokalari është politikane shqiptaro-suedeze dhe pjesë e partisë më të madhe opozitare në Suedi, Partia e Moderuar. Ajo është zgjedhur eurodeputete në vitin 2019 në Parlamenti Evropian, duke u bërë deputetja e parë me origjinë shqiptare në këtë institucion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
