LAJME / E Premte 15 Maj 2026, 09:09

Gazetari zbulon: “I pari organizator i tra*ikut të ko*ainës, i dyti vr*sësi i Elbasanit – i treti, babai që ia plagos djalin partia e vet”

Gazetari Ardit Rada ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ndaj një fotoje që ka publikuar Gaz Bardhi pas takimit me misionin fakt-mbledhës.

Në postimin e tij gazetari ka ironizuar tre figurat e Partisë Demokratike: Flamur Noka, Gazment Bardhidhe Luciano Boçi. Në reagimin e tij, Rada i referohet përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella mes tyre, duke shkruar:

“Ky i pari është organizatori i trafikut të kokainës dhe pronari i vilës 500 mijë euroshe, sipas atij të dytit. I dyti është vrasësi i Elbasanit sipas të parit dhe të tretit. I treti është ai që ia plagos çunin partia e vet që e drejton i pari dhe i dyti, por ia bën hallall gjakun e fëmijës së vet partisë”, shkruan Rada.

Me këtë deklaratë, gazetari nxjerr në pah kontradiktat dhe akuzat e forta që, sipas tij, artikulohen brenda së njëjtës forcë politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE