LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 14:02

Gazetari Osman Stafa në polici, zbardhet shkaku: Kush e detyroi…

Video e shoqërimit të gazetarit të njohur, Osman Stafa, nga efektivë policie është bërë virale në rrjet, ndërsa nuk dihej shkaku i këtij veprimi pas protestës së radhës në Tiranë.

Policia bën me dije se gazetari nuk është shoqëruar, por ai ka shkuar për të bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas një konflikti verbal gjatë zhvillimit të protestës.

E megjithatë pritet edhe një reagim nga ana e Stafës, i cili është kontaktuar nga Newsbomb, por ende nuk ka një përgjigje. Video virale e shoqërimit të tij nga policia është natyrisht e paprecedentë dhe vjen në një moment kur protestat në Tiranë janë intensifikuar duke arritur sot në ditën e 22-të.

Por, sipas versionit zyrtar të uniformave blu ai ka shkuar në polici për të kallëzuar dy protestues me të cilët është konfliktuar verbalisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE