
Gazetari i mirënjohur investigativ, Artan Hoxha, ka lëshuar akuza të rënda drejt strukturave shtetërore lidhur me përpjekjet për të mbyllur dosjen e përgjakshme të “21 Janarit”. Në një deklaratë të fundit, Hoxha zbuloi se familjes së Aleks Nikës, një prej katër viktimave të masakrës së vitit 2011, i janë ofruar shuma marramendëse që shkojnë në miliona euro si dëmshpërblim, me kushtin e heshtur për të hequr dorë nga kërkesa për drejtësi penale.
Sipas gazetarit, kjo tentativë joshjeje ka ndodhur edhe gjatë procesit në Gjykatën e Strasburgut, ku Avokatura e Shtetit ka tentuar të “pajtohet” përmes parave, por qëndresa e familjarëve ka bërë që çështja të certifikohet si “krim shtetëror”.
Hoxha, i cili ka qenë një nga zërat më aktivë në dokumentimin e kësaj ngjarjeje, theksoi disa fakte tronditëse:
Artan Hoxha shpjegoi se dëshmia e tij prej katër orësh në SPAK u fokusua te materiali audio që ai disponon. Ky audioregjistrim përfshin komunikimet në radion e komandantit të Gardës së Republikës gjatë sekondave të shtënat:
Një koment interesant i Hoxhës ishte ai për “ndryshimin e vendeve” të aktorëve politikë. Ai vuri në dukje se ata që në vitin 2011 ishin brenda institucioneve tani janë në opozitë (referuar Sali Berishës), ndërsa ata që ishin në rrugë duke protestuar, sot qeverisin vendin. Megjithatë, pavarësisht këtij rotacioni, drejtësia për 21 janarin mbetet e paplotësuar prej 15 vitesh.
“Shteti shqiptar ka dashur të prishë provat… por familja Nika bëri një betejë në Strasburg dhe fitoi, duke treguar se dinjiteti nuk blihet me miliona euro.” – përfundoi Hoxha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
