LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 15:03

“Game over” – Kurti merr super-lajmin për formimin e Qeverisë – Ja kush iu bashkua?

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Kosova pritet të hyjë në fazën e formimit të institucioneve të reja.

Me hapjen e procedurave në Kuvend, vëmendja pritet të përqendrohet te zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, krijimi i Qeverisë dhe sigurimi i shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Lidhur me këto zhvillime për “Front Online” ka folur kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi ku tha se pret certifikimin e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se fillimisht do të votohet për kryetarin e Kuvendit dhe më pas për formimin e Qeverisë.

Sipas Rexhepit, Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe me 53 deputetë, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë jo-serbe, sigurojnë 61 vota.

“Presim rezultatet zyrtare në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve. Së pari do të votojmë për kryetarin e Parlamentit, pastaj për Qeverinë në krye me Kurtin, pasi konsideroj se VV-ja, si partia më e madhe shqiptare me 53 deputetë, së bashku me ne deputetët jo-shumicë jo-serbë, ka 61 vota dhe në këtë rast mendoj se nuk është e domosdoshme të jenë edhe partitë e tjera politike”, u shpreh ajo.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me forcat e tjera politike në fazën e zgjedhjes së presidentit.

“Për të zgjedhur presidentin e shtetit është e nevojshme të jenë 80 deputetë në sallë ose 80 vota, në mënyrë që të fillojë procedura e votimit, dhe këtu nevojitet mbështetja e deputetëve të tjerë, nëse nuk ka ndonjë koalicion para votimit”, ka thënë ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE