LAJME / E Martë 4 Mars 2025, 15:03

G Bani i ashpër me Jozin: Besëprerë, po bën skema me vajzat në shtëpi

G Bani dhe Joz Marku janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin së fundmi.

Ata janë zënë teksa reperi e ka quajtur vazhdimisht ‘besëprerë’ këngëtarin tjetër. “I pabesë, besëprerë. Do të bësh situatë me Danjën para dushit”, iu drejtua G Bani.

G Bani këto ditë ka qëndruar vazhdimisht pranë Danjës duke i bërë komplimente të ndryshme, derisa iu tërhoq vërejtja, meqë ajo ka një lidhje jashtë.

G Bani dhe Jozi janë të rikthyerit e publikut bashkë me Amber, nga një avantazh që pati Gjesti.