
Presidenti i klubit turk Fenerbahçe, Sadettin Saran, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll, në kuadër të një hetimi të gjerë antidrogë që përfshin edhe figura të njohura të botës së artit dhe mediave në Turqi.
Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili mban shtetësi turke dhe amerikane, u vu në pranga pasi analizat laboratorike treguan prani të substancave narkotike në mostrat e flokëve të tij.
Megjithatë, Saran i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se do të kërkojë zyrtarisht kryerjen e një analize të dytë për verifikim.
Burime zyrtare bëjnë me dije se javën e kaluar ai ishte thirrur për të dëshmuar para prokurorëve dhe ishte dërguar në një institucion mjeko-ligjor, ku kishte dhënë mostra flokësh dhe gjaku. Hetimi po drejtohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit.
Operacioni antidrogë, i nisur që në fillim të muajit dhjetor, ka çuar deri më tani në arrestimin e më shumë se një duzine personash. Mes të ndaluarve raportohet se ka prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe figura të njohura të rrjeteve sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
