LAJME / E Hënë 20 Tetor 2025, 15:03

FUND I BUJSHËM! MOTRAT BERISHA PARA DREJTËSISË – JA SA DO TË QËNDROJË MARIELA PAS HEKURAVE!

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për çështjen që tronditi rrjetet sociale në gusht 2024, ku motrat e njohura Mariela dhe Antonela Berisha u akuzuan për dhunë fizike ndaj blogeres Klea Prenga, e cila po shoqërohej me ish-partnerin e Marielës.

Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, por dënimi u ul në 2 vite për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar. Antonela Berisha u dënua me 3 vite shërbim prove, të reduktuara në 2 vite, me të njëjtin mekanizëm lehtësues.

Ngjarja ndodhi në një restorant të Tiranës dhe mori përmasa të mëdha publike pasi Klea Prenga u sulmua dhe u godit me sende të forta. Motivacioni u cilësua më vonë si “motive banale”.

Fill pas incidentit, motrat Berisha u shpallën në kërkim, por u vetëdorëzuan rreth dy muaj më vonë.

Tashmë pritet që palët të vendosin nëse do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE