
Trafikantët e drogës provojnë mënyra të ndryshme për të transportuar lëndën narkotike.
Së fundmi, një shtetas kolumbian ka zgjedhur ta fshehë atë nën paruken që mbante. 40-vjeçari i cili u arrestua në aeroportin ndërkombëtar Rafael Nunez të Kartagjenës në Kolumbi ishte në pritje të avionit për t’u nisur në Amsterdam.
Policët i gjetën mbi 220 gram kokainë të fshehur në paruken e tij e cila sipas mediave të huaja, nëse do të dilte në treg do të shitej për një vlerë deri në 10 000 Euro.
I dyshuari është arrestuar për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
