
Pas katër viteve në burg, që prej 14 dhjetorit 2021, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është tashmë i lirë.
Vendimi i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, e ka shuar pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, masën e sigurisë për inceneratorin e Fierit.
Që nga dhjetori i vitit të shkuar, ish-ministri tashmë shijon lirinë e tij, pranë familjes. Paparaci ynë i ka shkrepur disa foto, që tashmë tregojnë rutinën e re të ish-ministrit. Në një nga kafenetë e Tiranës, Koka ka shijuar disa momente me një mikun e tij.
Tashmë, ai preferon që të ketë një pamje disi më të relaksuar, duke hequr dorë nga veshjet klasike që politika i impononte.
I veshur me pantallona xhinse dhe një triko ‘casual’, Koka shfaqet tërësisht ndryshe nga imazhi që ishim mësuar ta shikonim në politikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
