LAJME / E Premte 24 Nëntor 2023, 21:09

Foto/ Publikohen pamjet e para nga shtëpia e "Big Brother VIP 3", Sara Hoxha zbulon...

Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ pritet të nisë brenda këtij viti dhe përgatitjet për shtëpinë e famshme duket se janë drejt përfundimit.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një postim i bërë nga njëra prej drejtueseve të televizionit, Sara Hoxha, ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër. Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij.

Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen.

Shumë është diskutuar mbi moderatorin e formatit këtë vit.

Ka aludime se Arbana dhe familja Hoxha kanë pasur probleme dhe ajo nuk do jetë më në krye të tij. Vetë Arbana i ka mohuar këto zëra teksa ka thënë se do e shohim së shpejti në ekran por jo se në cilin program.