LAJME / E Martë 1 Korrik 2025, 14:02

“Foleja e vampirëve” në Beograd? Atje ku dikur raportoheshin vdekje misterioze

Historiani lokal, Nenad Mihajloviç, te varri i harruar prej kohësh. Sipas banorëve të zonës, aty prehet Petar Blagojeviçit, i njohur si “babai i vampirëve”.

Bazuar edhe në dokumentet historike, Mihajloviç dhe banorët e fshatit shpresojnë që Kisiljevo, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit, të fitojë famën si vendlindja e vampirëve dhe të tërheqë turistë nga e gjithë bota.

Në verën e vitit 1725, shumë para se shkrimtari irlandez Bram Stoker të caktonte Transilvaninë si shtëpinë e famshme të Drakulës, banorët e këtij fshati hapën varrin Blagojeviçit, duke dyshuar se ai ngjallej natën për të vrarë vendasit.

“Petar Blagojeviçi u gjet krejtësisht i paprekur,” kujton Mirko Bogiçevic, ish-kryetar i fshatit dhe anëtar i familjes që ka jetuar aty prej 11 brezash. “Nga goja dhe veshët i rridhte gjak i freskët,” tregon Bogiçeviç.

“Ai ndoshta ishte vetëm një njeri i zakonshëm që pati fatin apo fatkeqësinë të bëhej vampir. Gjithçka që dimë është se vinte nga Kisiljevo dhe emri i tij përmendet në dokumente të viteve 1700,” shton ai, duke treguar kopjen e gazetës austriake “Wienerisches Diarium” me datë 21 korrik 1725.

Kjo ngjarje shënon fillimin e legjendës së vampirit të Kisiljevo-s.

Sipas ekspertëve austriakë, që ishin dërguar në këtë zonë kufitare për të hetuar vdekjet misterioze, një keqkuptim gjuhësor ndoshta ka lindur miti. Clemens Ruthner, drejtues i Qendrës për Studime Europiane në Trinity College Dublin, shpjegon:

“Në bullgarisht ekziston fjala e vjetër ‘Upior’, që do të thotë ‘person i keq’. Besoj se banorët e përmendën në mënyrë të paqartë dhe mjekët e kanë përkthyer gabim në ‘vampir’.”

Austriakët, duke parë gjakun që dilte nga trupi, menduan se ishte vërtet diçka e pazakontë, por vdekjet u shkaktuan nga temperaturat e larta që lidhen me infeksione serioze.

“Vampirizmi, ashtu si magjia, është një mënyrë antropologjike për të shpjeguar gjëra të pakuptueshme”, shton Ruthner.

Tre shekuj më vonë, pak njerëz kanë vizituar Kisiljevo-n, një fshat i qetë me natyrë të bukur.

Përtej krijesave të padukshme, promovimi i folklorit lokal ka potencial të madh për të tërhequr turistë dhe investitorë, thotë Dajana Stojanoviç, drejtore e zyrës së turizmit.

“Rajoni ynë është i pasur me mite dhe legjenda, jo vetëm historia e Petar Blagojeviçit, por edhe magjia e vllehëve dhe zakonet unike lokale,” thotë ajo. “Çdo fshat ka traditat e veta”, shton më tej.

Por për Mihajloviç, më shumë se legjendë, bëhet fjalë për historinë e vërtetë të kësaj zone.

“Ne kemi një dokumentacion të plotë të një ngjarjeje tepër të veçantë, një rast zyrtarisht i njohur si vampirizëm,” thotë profesori 68-vjeçar.

“Unë personalisht besoj në vërtetësinë e atij raporti.” Dhe ai nuk është i vetmi…

Në disa shtëpi të fshatit ruhen ende shishe rakije serbe të përziera me hudhër dhe spec djegës, një kujtim i besimeve të lashta./tvklan.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE