
Ferit Hoxha e bëri sërish. Ministri i Jashtëm, i njohur tashmë për devijimet e sikletshme në deklarata ka kryer një shkelje protokollare, kur u ul për disa çaste në karrigen e kryeministrit Edi Rama në sallën e Parlamentit, ndërsa bisedonte me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.
Por edhe karriget kanë hierarki. Një punonjëse e Administratës së Kuvendit i kërkoi Hoxhës të çohej, pasi vendi i Ramës nuk është nuk mund të përdoret nga askush tjetër, qoftë edhe për një bisedë të shkurtër mes kolegësh.
Pas “incidentit institucional”, Hoxha u zhvendos disa metra më tej bashkë me Koçiun për të vazhduar bisedën e lënë përgjysmë.
Në fund, gjithçka u mbyll pa probleme. Vetëm me një tjetër gafë të vogël në koleksionin që vjen duke u zgjeruar të ministrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
