
Pak ditë përpara protestës së zhvilluar para Kuvendit, Altin Goxhaj, një nga organizatorët dhe mbështetësit e saj, kishte paralajmëruar publikisht datën 2 korrik si një moment kritik.
Në deklaratën e tij, Goxhaj përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai kishte “afat deri më 30 qershor” për të gjetur një zgjidhje për largimin e tij, ndërsa paralajmëroi pasoja të rënda në rast të kundërt.
Madje, ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se “shansi i vetëm për të shpëtuar është të gjejë një zgjidhje për të ikur”, ndërsa paralajmëroi se në të kundërt “do e vrasin”, duke e shoqëruar këtë me krahasime ekstreme me fundin e ish-udhëheqësit libian, Gadafit.
“Po të kujtoj edhe një datë tjetër, 2 korrikun, shumë e rëndësishme si datë… Fiksoje këtë datë”, deklaronte ai, duke e lidhur atë me një skenar përshkallëzimi politik.
Pikërisht në 2 korrik, protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje, duke bërë që deklaratat e mëparshme të Goxhajt të rikthehen në qendër të debatit publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
