
Ministri Blendi Gonxhja ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me një nga protestueset e pranishme në tubimet kundër qeverisë.
Me tone ironike, Gonxhja shkruan se protestuesja, të cilën identifikon si Eda Grimçi, nuk është një qytetare e thjeshtë, por kryetare e Partisë Demokratike për Njësinë 9 dhe së fundmi e zgjedhur në strukturat drejtuese të opozitës.
““Protestuesja” e revolucionit rozë, e flakta qytetare që guxon më flet në emër të popullit, e palodhura Eda Grimçi qenka kryetare e PD së njësisë 9,
e sapo zgjedhur në kryesinë e Opozitës së Bufit të Kënetave dhe Moçaleve dhe lajmi që vlon në portalet e etura për Shqipërinë e Re dhe rebelimin me pupla e me onde fallco bigudinash!”, shkruan Gonxhja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
