LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 18:06

Fëmiu e ndezi veturën padashje në Pejë, një person del nga lokali dhe arrin ta ndaloj

Një situatë që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike është shmangur falë reagimit të shpejtë të një qytetari në Pejë.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një fëmijë dyshohet se e ka ndezur veturën pa dashje, duke bërë që automjeti të fillojë të lëvizë i pakontrolluar.

Në ato momente, një person që ndodhej në një lokal aty pranë ka vërejtur menjëherë situatën, ka dalë me shpejtësi dhe ka arritur ta ndalojë veturën, duke parandaluar një aksident të mundshëm dhe pasoja shumë më të rënda.

Pamjet e publikuara tregojnë reagimin e shpejtë dhe të guximshëm të qytetarit, i cili është përshëndetur nga shumë komentues për veprimin e tij.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nga autoritetet lidhur me rastin apo nëse si pasojë e incidentit ka pasur persona të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE