LAJME / E Enjte 16 Tetor 2025, 10:10

“Fejesë MBRETËRORE! Unaza e Princ Lekës kushton sa një APARTAMENT luksoz!”

Fejesa mbretërore e Princ Lekës II me Blerta Celibashin ka rikthyer në qendër të vëmendjes familjen mbretërore shqiptare – por këtë herë gjithë sytë nuk janë tek romanca, por tek UNAZA!

Sipas Hello Magazine, princi ka propozuar me një unazë fejese që vlerësohet rreth 140 mijë euro, një shifër që ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Eksperti i bizhuterive Nilesh Rakholia e përshkruan unazën si “e qetë, elegante dhe pa teprime”, me diamant oval ose “cushion”, 2–3 karatë, vendosur mbi shirit me gurë pavé – një stil “mbretëror, por modern”.

Simbolikë e dashurisë që zgjat

Prerja e diamantit përfaqëson harmoni dhe qëndrueshmëri emocionale, duke e bërë dizajnin të rafinuar dhe me kuptim, jo vetëm luksoz.

Çifti u fejua më 11 tetor 2025 në Ksamil, ku publikuan foto romantike në Instagram. Oborri Mbretëror e cilësoi ditën si “fillimin e një kapitulli të ri”.

Fejesa vjen një vit pas ndarjes nga Elia Zaharia. Lidhja me Blertën u bë publike në shtator 2024 dhe që prej atëherë ata janë parë në evente kulturore e bamirësie.

Hello Magazine hapi “boomin” mediatik, të cilin e ndoqën People, 9Honey, Tatler, Sky News e të tjerë.

Disa theksuan vlerën e unazës, disa lokacionin romantik, të tjerë “stilin e heshtur të luksit”.

Në një kohë kur fejesat VIP shndërrohen në spektakël, zgjedhja e Princ Lekës është parë si luks me klas, jo me zhurmë. Megjithatë… 140 mijë euro nuk kalojnë pa u vënë re, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE