
Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me shpejtësi, ndërsa përplasjet mes Iranit dhe Izraelit po marrin përmasa gjithnjë e më të rrezikshme, transmeton INA.
Sulmet me raketa balistike dhe dronë, viktimat në rritje dhe deklaratat e ashpra politike po e çojnë rajonin drejt një faze kritike.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ka interceptuar 3 raketa balistike dhe 8 dronë. Janë plagosur 160 persona. Që nga fillimi i përshkallëzimit janë regjistruar qindra sulme me raketa dhe dronë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike konfirmon se nuk ka dëmtime në centralin bërthamor në Negev dhe nuk është rritur niveli i rrezatimit.
Televizioni shtetëror iranian deklaron se nuk është dhënë asnjë urdhër për evakuim në kryeqytetin e Katarit.
Të paktën 5 persona janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur në zonën e Dimonës dhe Aradit. Disa ndërtesa janë shkatërruar dhe ka persona të bllokuar nën rrënoja.
Sulmi në Arad ka shkaktuar 5 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar.
Irani kishte paralajmëruar evakuime në Doha, ndërsa Arabia Saudite ka dëbuar diplomatë iranianë brenda 24 orësh.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po mbron sigurinë dhe falënderoi Viktor Orbán. Nga ana tjetër, zyrtarë iranianë paralajmëruan për faza të reja të sulmeve.
Sulmet kanë dëmtuar prodhimin në Katar, duke rrezikuar furnizimin global me helium, i domosdoshëm për teknologji dhe mjekësi.
Ushtria izraelite ka miratuar plane të reja për vazhdimin e operacioneve, duke paralajmëruar intensifikim të konfliktit.
Një raketë iraniane ra pranë kompleksit bërthamor në Dimona. Dyshohet se ishte objektiv i drejtpërdrejtë si pjesë e përshkallëzimit mes Iranit dhe Izraelit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
