LAJME / E Premte 6 Mars 2026, 07:07

Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia mobilizon forcat per kontroll intensiv

Policia e Vlorës eshte mobilizuar duke u “ngritur ne kembe” dhe po ushtron kontrolle mbrëmjen e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.

Mësohet se në këtë aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.

Objektivi i policisë, duket se janë automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë.

Po ashtu bëhet me dije se po ushtrohen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Ndërsa qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE