LAJME / E Shtunë 21 Shkurt 2026, 16:04

Çfarë po ndodh në Shqipëri?! Vritet 47-vjeçari. Dyshohet për…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës, ku një person ka humbur jetën pas një konflikti të dhunshëm me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas informacionit paraprak, më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të Kavajës, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S. I., rreth 47 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Forca të shumta policie po kontrollojnë zonën dhe po mbledhin prova që lidhen me konfliktin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Deri tani nuk ka informacion të detajuar mbi motivet e konfliktit, përveç dyshimeve paraprake se bëhet fjalë për motive të dobëta.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime në qytet për shkak të natyrës së rëndë të krimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE