
Donald Trump po shqyrton një propozim prej 14 pikash të paraqitur nga Irani. Ai ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi shanset e suksesit të saj, duke e përshkruar atë si të pakënaqshme.
Por çfarë përfshinë plani 14-pikësh i Iranit?
Ndërsa një listë e plotë nuk është ende e disponueshme, kushtet përfshijnë sa vijon, sipas agjencisë gjysmëzyrtare shtetërore iraniane të lajmeve Tasnim.
-Garancitë e mossulmimit nga SHBA-të
-Tërheqja e forcave amerikane nga zonat përreth Iranit
-Heqja e bllokadës detare amerikane të Ngushticës së Hormuzit
-Një “mekanizëm i ri” për ngushticën
-Fundi i konfliktit Izrael-Hezbollah në Liban
-Lirimi i aseteve të ngrira iraniane
-Përfundimi i luftës me Iranin brenda 30 ditëve, në kundërshtim me armëpushimin dy-mujor të propozuar nga SHBA-të
Negociatat mbi programin bërthamor të Iranit do të zhvillohen pas përfundimit të luftës, për një muaj tjetër.
Një version i mëparshëm i propozimit përfshinte një kusht që Uashingtoni të njihte të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium për qëllime paqësore, edhe nëse Irani pranon ta pezullojë atë. Pa bërë publike të gjitha 14 pikat, është e paqartë nëse ky kusht mbetet në fuqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
