LAJME / E Diel 16 Mars 2025, 01:01

“Familjarët i gjeta në gjendje të rëndë në shtëpi”, Egli Tako kërkon të rikthehet në BBVA

Egli Tako është rikthyer këtë Prime në Big Brother VIP, pasi disa ditë më parë u largua nga gara për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kisha një rëndesë, rëndesë e madhe e mushkrive dhe rëndesë emocionale. Thjesht më lanë fuqitë. Nuk e përballova dot. Kisha nevojë të merrja frymë, të ndjeja dashurinë e sinqertë. Pavarsisht se shtëpinë e kam gjetur në një gjendje jo të mirë. Jam për ata sot këtu.

Ky rikthim është sepse unë jam në borxh me mamin e cila sot ka ditëlindjen. Kam kërkuar një mundësi për tu rikthyer në shtëpinë e Big Brother. “