LAJME / E Diel 17 Maj 2026, 09:09

FAMILJA SHQIPTARE DHURON NJË LOKAL MBI 230M2 PËR TA KTHYER NË VEND FALJE DHE AKTIVITETE FETARE

Një familje nga Prishtina ka dhuruar një lokal me sipërfaqe mbi 230 metra katrorë për ta kthyer në mesxhid në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit islam në kryeqytet.

Prona, e vendosur në rrugën “Ukshin Kovaçica”, do të përdoret si vend faljeje, adhurimi dhe aktivitetesh fetare për xhematin e zonës.

Familja ka zgjedhur të mbetet anonime, ndërsa lajmi është pritur me mirënjohje nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë.

“Lusim Allahun e Madhëruar që këtë donacion ta pranojë si sadaka rrjedhëse dhe t’i shpërblejë dhuruesit me mirësi në këtë dhe botën tjetër”, thuhet në reagimin e KBI-së.

Gjesti është vlerësuar si një vepër humane dhe kontribut i rëndësishëm për komunitetin besimtar në Prishtinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE