LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 15:03

Falsifikonte diploma dhe licenca më banesën e tij, kush është ish-kandidati për deputet që u arrestua nga policia dje në Tiranë

Ditën e djeshme Policia e Tiranës goditi në Zall Bastar, një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.

Mësohet se në pranga ka rënë 51-vjeçari Abas Tafa, i cili kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient ku bëhej falsifikimi i diplomave dhe licencave.

Tafa është ish-kandidat për deputet në qarkun e Tiranës i Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Falsifikonte diploma dhe licenca më banesën e tij, kush
Abas Tafa
Tashmë ish-kandidati për deputet do të përballet me drejtësinë.

“Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE