LAJME / E Martë 14 Prill 2026, 08:08

FAKTE/ Kushner mban pezull Ramën, investimi i shumëpërfolur në Sazan në ngërç!

Nga dita në ditë po shtohen sinjalet se investimi i familjes Trump në Sazan është në rrezik, teksa sot ka qenë kryeministri Rama që ka pranuar se negociata për investimin vijojnë dhe nuk ka ende një diçka konkrete…

Ivestimi i familjes Trump në Sazan ka mbetur pezull. Konfirmimi ka ardhur nga kryeminsitri Edi Rama, i cili kofirmoi se vijojnë bisedimet, por nuk ka asgjë konkrete.

Dje madje doli në media edhe një lajm që kishte ardhur në Vlorë Ivanka Trump, por në fakt doli lajm i rremë. Faktet janë se procesi për Sazanin ka ngecur.

Ivanka në vizitën e saj të mëparshme foli për Zvërnecin, ndërsa Rama sot konfirmoi se për Sazanin projekti ka ndryshuar dhe procedurat janë në vijim.

“Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin.

S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar në proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjellë vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama nga Vlora.

Por Rama ka disa muaj që deklaron të njëjën gjë, duke sinjalizur se diçka nuk shkon. Dhe faktet tregojnë se puna ka ngecur prej kohësh.

Më 15 dhjetor 2025, kompania “Affinity Partners”, në pronësi të dhëndrit të Presidentit Amerikan Donald Trump, Jared Kushner, njoftoi tërheqjen nga marrëveshja me Qeverinë e Serbisë për projektin e ndërtimit të një hoteli luksoz në Beograd. Në të njëjtën datë me anulimin e marrëveshjes për investimin në Beograd, kompania “Atlantic Incubation Partners LLC”, investitore e projektit të resortit në Sazan, ka njoftuar shtyrjen edhe me një vit të sigurimit të marrëveshjes. Gjë që në gjuhën e kontratës përkthehet si bllokim i investimit dhe paralajmërim se projekti në Sazan mund të anulohet.

Ndërkohë mediat amerikane pak javë më parë kanë shkruar se Jared Kushner po hetohet për fondet arabe. Nga ana tjetër, Kushner është angazhuar drejtpërdrejt në Gaza apo në Iran dhe Shqipëria nuk është shumë prioritet. Po ashtu çdo lloj forme investimi mund të ngrejë pretendime për konflikte interesi në SHBA. Nga ana tjetër, pak ditë më parë në Kuvend u artikulua ideja e tërheqjes së Kushner.

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj, deklaroi në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”. Pra sinjalet po shtohen nga dita në ditë. /Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE