
Luçiano Boçi është shprehur se fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën.
Boçi theksoi se qëllimi kryesor mbetet rrëzimi i Ramës dhe sipas tij për këtë fronti opozitar duhet të jetë i bashkuar.
Boçi u pyet edhe lidhur me takimet e Ervin Salianjit, teksa theksoi se pozicionin e tij e ka përcaktuar vetë Salianji, duke shtuar se ambicia asnjëherë nuk duhet të kalojë në ego.
“Unë jam brenda PD, unë do thoja që pozicionin se ku është Salianji e ka përcaktuar ai vetë. Dhe ka thënë jam pjesë e PD. Dhe mënyrën se si operon, artikulohet se i shërben PD sipas gjykimit të tij. Por unë mendoj që secili ka pasqyrën e vet dhe sheh pozicionin e vet dhe ka përgatitjen për të gjykuar se ku është dhe çfarë duhet të bëjë, por kalkulimet janë kalkulime.
Nuk jemi individe qe kemi vetëm ambicie,por i shërbejmë një hapësire me njerëz dhe force më të madhe, por mendoj që ambicia të mos kalojë në ego dhe ka kaluar apo jo, këtë e di vetë Salianji. Fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat Rama ka sulmuar opozitën dhe është investuar“, tha Boçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
