LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 18:06

Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë

Një grua rreth 40-vjeçare ka humbur jetën në Mitrovicë në një rast që tashmë po hetohet nga autoritetet kompetente. Rrethanat e vdekjes së saj nuk janë sqaruar ende, ndërsa pritet që përgjigjet përfundimtare të dalin pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore dhe hetimore.

Sipas informacioneve të para, e ndjera, e cila kishte ardhur nga diaspora për të qëndruar në Kosovë, ka ndërruar jetë në shtëpinë e bashkëshortit të saj në Mitrovicë.

Pas ngjarjes, ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Familjarët e saj kanë kërkuar që rasti të hetohet plotësisht. Nëna dhe babai i së ndjerës kanë kërkuar kryerjen e obduksionit, duke theksuar se vajza e tyre kishte ardhur nga mërgata në gjendje të mirë shëndetësore dhe se dëshirojnë të sqarohen të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së saj.

Ndërkohë, organet kompetente kanë nisur procedurat hetimore, ndërsa trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Deri në publikimin e rezultateve zyrtare të obduksionit dhe hetimeve, autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera lidhur me rastin.

Institucionet përgjegjëse pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të ekzaminimeve dhe veprimeve hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE