LAJME / E Diel 22 Mars 2026, 10:10

Emrat/ Makina mbi 20 mijë euro, 3-4 apartamente dhe llogari miliona lekë; si po pasurohen në opozitë deputetët e PD

Këlliçi, Hoti dhe Haxhinasto makina me vlerë 22.5 mijë dollarë, 26 mijë euro dhe 15 mijë euro, Noka i dhuron djalit 12 mijë euro…

Ndërsa janë në opozitë dhe shpesh artikulojnë kritika për ekonominë dhe mirëqenien, disa deputetë të opozitës rezultojnë të kenë shtuar apo konsoliduar pasuritë e tyre gjatë vitit 2024, sipas deklarimeve në ILDKPI.

Një nga portofolët më të zgjeruar paraqitet nga Edmond Haxhinasto, i cili deklaron disa prona të paluajtshme, përfshirë një apartament prej 174 m2 me vlerë 16,296,000 lekë, një tjetër prej 52.46 m2 me vlerë 489,570 lekë dhe një apartament 90.60 m2 me vlerë 1,600,000 lekë. Ai zotëron gjithashtu një automjet me vlerë 26,000 euro, aksione dhe një gjendje cash prej 9,000 euro.

Nga ana tjetër, deputetja Elda Hoti deklaron një automjet me vlerë 14,600 euro, ndërsa në rastin e Flamur Nokës evidentohet një dhurim prej 12,350 eurosh për djalin e tij.

Ndërkohë, Belind Këlliçi paraqet një kombinim asetesh që përfshin një pemëtore me vlerë 470,000 lekë, mjete rrugore me vlerë 22,500 dollarë kanadezë, si dhe llogari bankare në valutë të huaj, konkretisht 44,131.15 euro dhe 25,685.58 dollarë. Në deklarim përfshihet edhe një apartament në emër të bashkëjetueses.

Këto të dhëna tregojnë se, pavarësisht pozicionit në opozitë, disa prej deputetëve vijojnë të kenë pasuri të konsiderueshme apo të shtojnë asetet e tyre, kryesisht përmes trashëgimive, kursimeve dhe investimeve të mëparshme.

Megjithatë, deklarimet nuk japin gjithmonë një panoramë të plotë mbi burimet e krijimit të disa pasurive apo evoluimin e tyre ndër vite, duke lënë hapësirë për analizë dhe transparencë të mëtejshme mbi pasuritë e zyrtarëve publikë. /Pamfleti

-Apartament, 110.80 m2, Burimi i Krijimit: Trashëgimi

-Apartament, 32.70 m2; Burimi i Krijimit: Trashëgimi

-Truall + Ndërtesë, 504.50 m2; Burimi i Krijimit: Trashëgimi

-Dy Automjete, Burimi i Krijimit: Dhurim

-Llogari bankare, 44,131.15 EUR

-Llogari bankare, 25,685.58 USD

-Apartament, 174.00 m2, 16,296,000.00 ALL

-Apartament, 52.46 m2, 489,570.00 ALL

-Apartament, 90.60 m2, 1,600,000.00 ALL

-Gjendje cash, Vlera monetare: 9,000.00 EUR, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE