
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës (4 shkurt), në Sarandë.
45-vjeçari Gëzim Preçi, lindur në Tiranë por me banim në Lezhë, pas një grindjeje të momentit, dyshohet se pa asnjë motiv, ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin Gentjan Mustafa, banor i Shelegarit.
Nga persona të ndodhur prezent në ngjarje është bërë transportimi i 48-vjeçarit në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Sipas bluzave të bardha, mësohet se goditja me sende të forta e 48-vjeçarit Gentjan Mustafa ishte e rëndë. Goditja ishte poshtë syrit dhe për rrjedhojë i ishte thyer kocka, njëherazi nga goditja pati edhe hemorragji të syrit.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, 48-vjeçari Gentjan Mustafa është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas ngjarjes kanë shkuar në vend shërbimet policore dhe bënë arrestimin e 45-vjeçarit Gëzim Preçi, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.
Burime bëjnë me dije se autori kishte rreth një javë që ndodhej në Sarandë dhe raste grindjeje kishte pasur edhe me të tjerë qytetarë, por pa përdorimin e sendeve të forta, si në rastin e 48-vjeçarit Mustafa.
Mësohet se 45-vjeçari Gëzim Preçi, ka shfaqur shqetësime të shëndetit mendor dhe për rrjedhojë edhe pse i arrestuar, do të dërgohet në Spitalin Psikiatrik në Lezhë me shtrim të detyruar, deri në pritje të ekspertimit nga mjekët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
