
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga gazetari dhe studiuesi grek Tasos Teloglu, i cili pranon se ndaj çamëve është ushtruar spastrim etnik pas Luftës së Dytë Botërore.
Në një intervistë të zhvilluar me analistin Mentor Nazarko, Teloglu shprehet se, ndonëse termi “gjenocid” duhet përdorur me kujdes, rasti i çamëve mund të konsiderohet si spastrim etnik.
“Me përdorimin e fjalës gjenocid do të isha shumë i kujdesshëm… ndërsa për spastrim etnik, po, mund të them se po,” – thekson ai.
Eksperti grek analizon edhe kontekstin historik të marrëdhënieve shqiptaro-greke, duke pranuar se në fund të luftës ndodhën akte të rënda dhune dhe përzënie masive të popullsisë çame nga territoret ku jetonin.
Ai shton se përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet të gjithë komunitetit, por pranon se ngjarjet e asaj periudhe kanë lënë pasoja të thella dhe të ndërlikuara në historinë e rajonit.
Sipas Teloglu, mënyra se si janë trajtuar këto çështje ndër vite tregon se problematika mbetet ende e ndjeshme dhe shpesh e pazgjidhur në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Deklarata e tij ka rikthyer në vëmendje debatin mbi çështjen çame, duke nxitur diskutime të reja në opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
