
Prej 29 ditësh, vendi ynë është përfshirë nga protesta, të cilat fillimisht nisën për anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa tani kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
Disa prej anëtarëve të Grupit Koordinues të protestës kanë bërë thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar, i cili do të ketë edhe detyrën e krijimit të një qeverie teknike tranzitore. Sipas tyre, kjo qeveri do të duhet të zëvendësojë qeverinë e kryeministrit Rama pas dorëheqjes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur një nga 13 anëtarët e Grupit Koordinues të protestës, Përparim Gjeka, i cili ka zbuluar edhe tre institucionet kryesore të këtij Kuvendi, të cilat janë:
1-Kuvendi Kombëtar Qytetar
2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar
3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar.
Po ashtu Gjeka propozon që Kuvendi të prbëhet nga 150 anëtarë në përbërjen e tij të rregullt dhe deri në 300 anëtarë në përbërjen e zgjeruar, ku do të përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora. Sipas projektit, ky organ do të ketë kompetencë të propozojë emrat e qeverisë teknike tranzitore dhe të koordinojë veprimet e protestëas.
Propozimi përfshin gjithashtu një sërë kriteresh për anëtarësimin në Kuvend, rregulla për funksionimin e tij dhe objektiva që lidhen me ndryshimin e sistemit politik dhe forcimin e rolit të qytetarëve në vendimmarrje.
Në postimin e tij, Gjeka u bëri thirrje qytetarëve që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Kuvendit Kombëtar Qytetar të kontaktojnë grupin organizues, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
