LAJME / E Shtunë 9 Dhjetor 2023, 21:09

E veçantë! Edlina Losha është diplomuar si elf, madje merr edhe letra nga Santa Claus

Kush mund ta priste që në studion e Rudina Magjistarit do të kishim një elf. Jo një elf dosido, por nga ato që ka marrë diplomë për këtë punë.

Të ftuarit këtë të shtunë, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kanë sjellë foto dhe sende interesante nga udhëtimet e tyre gjatë dimrit.

Njëra prej tyre ishte dhe blogerja, Edlina Losha, e cila tregon që ka kryer shkollën në Lapland për t’u bërë një elf. Këtë eksperiencë ajo e ka bërë bashkë me vajzën e saj dhe sot e kësaj dite, asaj i vijnë letra nga Santa Claus, i cili i shkruan: “mos harro që ti je një elf dhe ti duhet të përgatitesh për të bërë dhurata”.

Edlina Losha: Kjo është një certifikatë, që kam kaluar rrethin Artik me drerë.

Rudina Magjistari: A, dhe të kanë dhënë certifikatë. Bravo! Po tjetra?

Edlina Losha: Unë kam një diplomë dhe që ta dini, midis jush keni një elf. Domethënë dhe jam me shkollë, e kam me diplomë. Po ja, “Elf School Diploma”, që kam bërë në Lapland. Në SantaPark është një vend i futur thellë nëntokë, hapet vetëm disa ditë në vit, nga data 9 ose 10 Dhjetor deri në 9 ose 10 Janar. Aty ke mundësi të bësh edhe shkollën e elfëve. Unë dhe vajza ime e bëmë. Ndërsa meshkujt e familjes nuk e bënë, rrinë e harxhonin kohën kot andej. Neve tani jemi elf dhe mua rregullisht më sjellë Santa Claus-i… sepse zyrtarisht vendlindja e Santa Claus-it është në Rovaniemi. Edhe ai njihet edhe si aeroporti zyrtar i Santa Claus-it. Çdo gjë është Santa Claus. Pasi mbaroje atë, duket kështu e lodhur, por është kapelja ime që “Santa believes in me”, domethënë që “Santa beson tek mua”. Por çdo vit mua, Santa Claus-i më dërgon një letër edhe më thotë në Prill: “mos harro që ti je një elf dhe ti duhet të përgatitesh për të bërë dhurata”. Kështu që unë, jam shumë e kujdesshme për këtë pjesë. /tvklan.al