LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 20:08

E TURPSHME/ Dy javë pasi u hap për qarkullim, vidhen fugat metalike të Urës së Milotit

Një ngjarje e turpshme raportohet nga Miloti, ku bëhet me dije se fuga metalike të urës janë dëmtuar, gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshimet janë se ato do të merreshin për t’u shitur për skrap.

Lajmin e bën me dije Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili sqaron se ky akt i turpshëm i është referuar menjëherë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës.

Ky akt përbën një ngjarje të turpshme në një nga segmentet me qarkullim të konsiderueshëm, sidomos tani në prag të ardhjes së sezonit veror.

Vjedhja e fugave metalike në trupin e urës është jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi kanalet ku bashkohen botonoformat janë konsiderueshëm të thella, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE