
Anxhela Byku, një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ra të martën në oborrin e pallatit ku jetonte në rrugën Beverora bashkë me bashkëshortin, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars, në repartin e terapisë intensive të spitalit të Piacenzës, Itali.
Plagët e shkaktuara nga rënia nga lartësia ishin tepër të rënda. Për dinamikën e tragjedisë po hetojnë karabinierët e njësisë hetimore, të cilët po përpiqen të rikonstruktojnë çdo detaj të asaj që ndodhi.
Aktualisht, hipoteza më e besueshme është ajo e një veprimi të dëshpëruar që përjashton përfshirjen e personave të tjerë, pasi shqiptarja ishte vetëm në apartament në momentin që ndërmori këtë akt tragjik.
Alarmi u dha nga personi që e gjeti vajzën të shtrirë në oborr, duke nxitur ndërhyrjen e ambulancës së Kryqit të Kuq.
Hetuesit kanë kryer matjet dhe hetimet brenda banesës dhe në zonën poshtë pallatit, duke dëgjuar edhe fqinjët dhe partnerin e 20-vjeçares për të sqaruar nëse bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
