
Një lajm i kobshëm ka ardhur në këtë ditë të shenjtë për besimtarët të fesë islame, pasi mësohet se Haxhi Shefki Latifi ka ndërruar jetë gjatë faljes së namazit në ambientet e xhamisë së fshatit Kmetoc.
Ngjarja e rëndë është mësuar nga të afërmit e 72-vjeçarit të cilët shkruajnë se Latifi do të mbahet mend si një person, zemra e të cilit ishte e lidhur me xhaminë. Ndërsa më tej shkruhet se vdekja e tij ndodhi pikërisht në xhami, aty ku zemra e tij ishte e lidhur ngushtësisht.
Shefki Latifi ishte përfaqësues i banorëve të kësaj pjese të Gjilanit, ku shpesh herë ka ngritur zërin për problematikat e zonës, konkretisht mungesës së kanalizimeve.
Vdekja e tij ka lënë pas një plagë të pahërueshme jo vetëm për familjarët e miqtë e tij por për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjilan të Kosovës, vend për të cilin ai kontribuoi për vite me radhë duke u bërë zëri i qytetarëve.
Sakaq bëhet me dije se Latifi do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit. Ndërsa sqarohet se ceremonia mortore do të realizohet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Kmetoc.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Latifi për humbjen e të afërmit të tyre.
Reagimi i të afërmit të Haxhi Shefki Latifit:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Haxhi Shefki Latifi sot ndërroi jetë gjatë namazit të Bajramit, në ambientet e xhamisë së fshatit Kmetoc.
Do të mbahet gjatë mend si një person, zemra e të cilit ishte e lidhur me xhaminë. Dhe pikërisht këtë gjë ia mundësoi Allahu xh.sh., që vdekja e tij të jetë në xhami e jo diku tjetër.
Transmetohet nga Ebu Umame el-Bahiliu se i Dërguari i Allahut ? ka thënë:
“Kur Allahu ia do të mirën një robi, e pastron atë para vdekjes.”
I thanë: “E çka konsiderohet pastrim për robin?”
“Një vepër e mirë, me të cilën Allahu e inspiron atë para se t’ia marrë shpirtin (para se të vdesë).”
{E shënon Taberaniu, ndërsa Shejh Albani e ka klasifikuar hadithin si sahih (të saktë).}, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
