
Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka humbur babain e saj. Lajmi i trishtë që është ndarë nga vetë artistja në rrjetet sociale.
Gjatë rrugëtimit të saj në spektaklin Ferma VIP, babai i saj, Artur Polo, ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe më të përkushtuar. Ai e ka përkrahur publikisht Xhesikën në çdo hap të karrierës së saj, duke treguar shpesh krenarinë për arritjet e së bijës.
Një nga momentet më emocionuese për publikun ka qenë telefonata surprizë gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP 1”, ku Xhesika dhe i ati ndanë me publikun marrëdhënien e tyre të veçantë, duke prekur zemrat e shumë shikuesve.
Artur Polo gjithashtu ka qenë i pranishëm në studio televizive për të shprehur mbështetjen e tij ndaj vajzës, duke dëshmuar lidhjen e fortë familjare që i bashkonte.
Ngushëllime familjes Polo për këtë humbje të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
