LAJME / E Martë 3 Mars 2026, 01:01

E trishtë! I riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Peshtan Bregas Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar, i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier, i riu po punonte tokën me frezë kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.

Trupi i pajetë u gjet nga familjarët, të cilët, pasi nuk morën përgjigje nga i riu, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e Spitali Rajonal Fier, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Më pas, familjarët do të tërheqin trupin për të kryer ceremoninë mortore.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE