
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e datës 3 prill 2026, ku vihet re një rritje e çmimit të naftës në tregun vendas.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, sipas standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 224 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 212 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 181 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 169 lekë për litër.
Vendimi i Bordit do të hyjë në fuqi sot, më 3 prill, në orën 20:00 dhe këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të bëhet një rivlerësim i situatës në tregun e karburanteve.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë detyrimisht çmimet e vendosura. Në rast shkeljesh, subjektet rrezikojnë masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar se do të vijojnë monitorimin e tregut për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të garantuar konkurrencën e ndershme.
Rritja e çmimit të naftës pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në kostot e transportit dhe çmimet e produkteve të konsumit, duke pasur një efekt zinxhir në ekonomi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
