
E rëndë në Shkup: Dy të rinj me motoçikletë tërhoqën zvarrë një 12-vjeçar në rrugë
Një ngjarje shqetësuese është raportuar në lagjen Draçevë të Shkupit, ku një fëmijë 12-vjeçar dyshohet se është tërhequr zvarrë nga një motoçikletë dhe ka përfunduar i rrëzuar në asfalt.
Rastin në polici e ka denoncuar gjyshi i të miturit, një 71-vjeçar nga Shkupi. Sipas informacionit të publikuar nga policia, incidenti ka ndodhur më 25 maj rreth orës 14:00, teksa 12-vjeçari po lëvizte në një rrugë në zonën e Draçevës.
Sipas kallëzimit, pranë tij është afruar një motoçikletë e drejtuar nga një person, ndërsa si pasagjer ndodhej A.H. (18) nga Shkupi, të cilin i mituri e njihte më herët. Në një moment, 18-vjeçari e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka vazhduar lëvizjen.
Si pasojë, 12-vjeçari ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar dhe është tërhequr zvarrë për disa metra në rrugë, duke përjetuar momente të frikshme.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
