LAJME / E Shtunë 27 Dhjetor 2025, 17:05

E rende, pl*goset polici i Shqiponjave

Një punonjës i Forcave të Posaçme “Shqiponja” është plagosur ditën e sotme gjatë një ngjarjeje rrugore, pasi është përplasur me një automjet mallrash. Incidenti është regjistruar gjatë kryerjes së detyrës, në rrethana që aktualisht mbeten ende të paqarta.

Sipas informacionit paraprak, efektivi i policisë ka pësuar dëmtime në këmbë si pasojë e përplasjes dhe është transportuar menjëherë drejt një institucioni shëndetësor, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se gjendja shëndetësore e tij është nën monitorimin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme mbi rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, nga ngjarja nuk raportohen persona të tjerë të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE