LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 13:01

E rëndë! Operacioni për zmadhimin e të pasmeve i merr jetën 27-vjeçares

Tragjedi gjatë një operacioni estetik: 27-vjeçarja humb jetën teksa synonte të rriste të pasmet

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik, pasi një 27-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje estetike për zmadhimin e të pasmeve. Sipas raportimeve, e reja iu nënshtrua operacionit në një klinikë private, por gjatë procedurës kanë ndodhur komplikacione serioze që rezultuan fatale.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, 27-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë komplikacioneve. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore.

Rasti ka rikthyer edhe një herë në vëmendje debatet mbi sigurinë e ndërhyrjeve estetike dhe rreziqet që mund të shoqërojnë procedura të tilla, edhe kur konsiderohen rutinë. Ndërkohë, familjarët e viktimës kërkojnë sqarime dhe drejtësi për humbjen e rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE